14 Mars, 2018

Vajza e Michael Jackson akuzohet si përdoruese e drogës, ajo vijon…


Vajza 19-vjeçare e Michael Jackson, Paris, javët e fundit është vënë në qendër të kritikave të mediave si përdoruese e lëndës narkotike marijuanë.

Por mesa duket akuzat ndaj saj nuk e shqetësojnë aspak modelen, e cila vijon jetën e saj në qetësi.

Një ditë më parë, bukuroshja është fotografuar në një nga lokalet e saj të preferuar në Los Angelos, e veshur me xhinse, bluzë të shkurtër dhe atlete.

Por kritikat ndaj Paris janë jo vetëm përsa i përket përdorimit të drogërave. Modelja gjithashtu përflitet se është në një lidhje dashurie me një tjetër modele, gjë për të cilën ajo ka preferuar të heshtë.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al