Vajza e madhe e Madonna-s, Lourdes, ka pozuar vetëm me të brendshme gjatë realizimit të një fotosesioni.

24-vjeçarja dukej mjaft provokuese, teksa pozonte për “Juicy Couture”.

Lourdes, e cila është fytyra e fushatës së re të të brendshmeve “Juicy Couture and Parade”, është fotografuar në një dhomë, e cila nga sfondi, duket që është shumë rrëmujë.

Lourdes vuri në plan të parë një herë gjoksin e saj e më pas edhe të pasmet.

Në një tjetër foto, ajo kishte veshur çorape të gajta, një bluzë të kuqe dhe të brendshme të zeza.

Lourdes është fëmija i parë i Madonna-s, e cila lindi nga marrëdhënia e saj me trajnerin e fitnesit, Carlos Leon.

Dyshja u nda në 1997, kur Lourdes ishte vetëm shtatë muajshe.
© Panoramaplus.al
