Vajza e këngëtares së famshme, Eli Farës është mjaft e komentuar në mediat rozë.
Marina Fara ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me fizikun e saj joshës dhe format bombastike.
Gjithashtu, zeshkania seksi është përfolur mjaft edhe për jetën e saj private.
Përfundimi i fejesës së saj me biznesmenin Edi Ismaili, bëri bujë në media pak vite më parë.
Gjithashtu ajo u përfol për një lidhje me futbollistin e Tiranës, Albi Dokën, thashetheme që nuk i konfirmoi asnjëherë.
Dhe herë pas herë “ka ngacmuar” duke publikuar foto nga shtrati me një mashkull, identitetin e së cilit nuk e zbuloi asnjëherë.
Tani duket se Marina Fara ka gjetur sërish dashurinë. Ajo publikoi një foto krah të dashurit të saj në rrjetet sociale, duke na prezantuar kështu me mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.
“❤️❤️”- ishin emojit që vendosi ajo krahas fotos, ku pozoi me partnerin brenda në makinë, por nuk tregoi emrin e tij.
Ndërkaq, duket se nëna e saj është shumë e lumtur me zgjedhjen që e bija ka bërë.
Eli Fara komentoi në foto dy emoji të një fytyrë të buzëqeshur.
Ndërsa urimet për çiftin më të ri të showbizz kanë qenë të shumta.












