Tiffany Trump, vajza e vogël e Presidentit Donald Trump, është fejuar me të dashurin e saj Michael Boulos të martën.
Lajmi i bukur erdhi në ditën e fundit të babait të saj në detyrë si President i SHBA dhe çifti u fejuan në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.
“Ka qenë një nder të festoja shumë momente historike, raste historike dhe për të krijuar kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, por asnjëra më e veçantë se fejesa ime me partnerin tim të mahnitshëm Michael! Ndihem e bekuar dhe emocionuar për kapitullin tjetër të jetës sime,”- shkroi ajo në një postim në Instagram, teksa publikoi një foto të saj dhe Boulos në Shtëpinë Bardhë pas fejesës.
Bualos, një trashëgimtar miliarder, postoi të njëjtin imazh në Instagram dhe shkroi: ‘U fejova me dashurinë e jetës sime!”
Tiffany Trump, fëmija i vetëm i ish-Presidentit dhe gruas së tij të dytë, Marla Maples, u rrit kryesisht nga Maples në Kaliforni.
Ajo u diplomua nga Shkolla e Drejtësisë në Georgetown në maj të vitit 2020 dhe gjatë këtyre viteve ka mbajtur një profil të ulët krahasuar me motrën dhe vëllezërit e saj.
27 vjeçarja dhe Boulos, 23 vjeç, janë parë së bashku në evente të shumta të familjes Trump. Planet e çiftit pas përfundimit të presidencës së Trump nuk dihen ende.
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al