24 Dhjetor, 2024

Vajza e Bruce Wills dhe Demi Moore njofton fejesën e saj me partnerin! Unaza me diamand që mori pas propozimit romantik


Tallulah Wills, vajza e aktores Demi Moore, ka dhënë lajmin e bukur se është fejuar me partnerin e saj Justin Acee.

Me anë të disa imazheve në Instagram ajo tregoi unazën magjepsëse bashkë me momentin e propozimit magjik që i dashuri i kishte bërë.

Tallulah ndau një klip të duarve të saj dhe të Justinit të ndërthurura teksa ecnin përgjatë një shtegu qirinjsh me petale trëndafili.

Në një tjetër foto Tallulah dhe Justin u shfaqën duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin pranë një peme Krishtlindjesh.

Pas këtij lajmi të bukur një reagim erdhi nga motra e Wills, Rumer, e cila u shpreh e emocionuar për këtë fillim të ri të çiftit.

“Shembulli më i mirë për të treguar sesi rritet një dashuri, ju dua shumë të dyve. Justin, jam shumë me fat që të quaj vëllai im,” shkroi ajo në koment.

 

 

© Panoramaplus.al