10 Prill, 2024

Vajza 15-vjeçare e Ben Affleck dhe Jennifer Garner del hapur si transgjinor! Ja emri i ri që ka zgjedhur dhe si u prit vendimi nga prindërit e saj


Vajza 15-vjeçare e Ben Affleck dhe Jennifer Garner, ka dalë hapur si trangjinor në ceremoninë përkujtimore të gjyshit të saj.

Adoleshentja, e njohur më parë si Serafina Rose, tani do të quhet Finn. Gjatë fjalës së saj, u shpreh “Përshëndetje, emri im është Finn Affleck,” dhe më pas lexoi një fragment nga Bibla.

Kur u ngjit në foltoren e kishës për të lexuar diçka në kujtimin e gjyshit të saj, Serafina hoqi dorë nga emri i saj  dhe u prezantua me emrin e ri të zgjedhur.

Mësohet se 15-vjeçarja ka mbështetjen e plotë të prindërve në vendimin për të ndryshuar identitetin.

“Ata e kanë mbështetur Finn në eksplorimin dhe përqafimin e identitetit gjatë gjithë viteve të adoleshencës”, shkruan Hola.

© Panoramaplus.al