27 Dhjetor, 2018

Ushqimet e pasura me proteina, por që shpesh nënvlerësohen


Proteinat janë shumë të rëndësishme në dietën e përditshme. Shpesh ato gjenden në disa ushqime që ne mund t’i nënvlerësojmë.

5 ushqimet me përmbajtje të lartë proteinash që nënvlerësohen nga ne:

Thjerrëzat

Një racion thjerrëza përmban 18 gramë proteina, 16 gramë fibra, duke siguruar 60% të sasisë së nevojshme ditore të tyre.

Hamburger me proteinë bizeleje

Proteina e bizeles përftohet nga pudra e bizeleve të thara, të cilat nuk kanë përmbajtje gluteni dhe janë burim shumë i mirë proteinash.

Vezë shumë të ziera

Një vezë siguron rreth 6 gramë proteina.

Fasulet

Një garuzhde fasule përmban 12 gramë proteina dhe 12 gramë fibra.

Kosi

Një tas mesatar me kos përmban 11-14 gramë proteina. Ju mund ta hani atë siç është ose të shoqëruar me fruta. Burimi / pernenat.al

© Panoramaplus.al