Ndonëse është në pritje të ëmbël për herë të dytë, Elita Rudi tregon herë pas here se “lezeti” i shtëpisë është akoma Zëri.

Së fundmi, moderatorja ka publikuar në Instastory një video, ku shfaqet krah djalit të vogël, i cili mbështetet në kraharorin e saj.

Gjatë videos Zëri dëgjohet duke u përpjekur për të folur, ndërkohë që mami Elita e “ndihmon”.

“Ushqim i shpirtit”,- shkroi ajo krahas videos së ëmbël.
Elita dhe Gjiko do të bëhen prindër për herë të dytë dhe Zëri do të bëhet me një motër të vogël së shpejti.


