27 Mars, 2024

“Uroj që të jesh sërish bashkë me Besin”/Pasi aktori konfirmoi ndarjen, Xhensila Myrtezaj habit me veprimin e fundit (Foto)


Aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj pranuan se i kishin dhënë fund martesës disa vjeçare.

Ishte fillimisht Besi që gjatë një bisede me konkurrentët e ‘Ferma VIP’ tha se ishte ndarë nga këngëtarja.

“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten“, tha ai.

Më pas ishte këngëtarja që konifmoi ndarjen.

“LOTET me mësuan si të jem e fortë vetëm”-shkruan këngëtarja duke lënë të kuptohet se ajo është vetëm pra e ndarë nga Besi.

Teksa kënga e Xhensilës numëron me qindar komente në Youtube, Xhensila i ka bërë like komenteve që i urojnë një rikthim me aktorin.

© Panoramaplus.al