Aktorja e serialit ‘’How I Met Your Father’’, Hilary Duff ka kritikuar presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës. Në një postim në lloagrinë e saj personale në Instagram, aktorja shprehet e revoltuar duke treguar se ndihet e ‘pafuqishme dhe e mërzitur’.

‘’Lakmi, Në djall të shkojë Putin. Shpresoj që ekzistenca e tij të jetë e vetmuar, torturë dhe bosh. Paratë nuk i bëjnë njerëzit e lumtur. Mund ta bëjnë jetën më të lehtë, por me hirin e Zott uroj që jeta e tij të jetë e mjerueshme. Të shikosh lajmet është e dhimbshme. Nuk mund ta imagjinoj realitetin që po kalojnë ata ditë pas dite. Frikë. Humbje. Të humbasësh gjithçka që ti do dhe ke punuar fort. Të të ndajnë nga familja ose t’i shikosh ata të vdekur. Ata nuk kanë mundësi të jenë të qetë. Pa ushqim. Njerëzit ukrainas kanë një farë krenarie dhe forcë të paimagjinueshme. Tani po dëgjoj se trafikimi i qënieve njerëzore është një problem për të gjithë fëmijët dhe gratë që ikin nga vendi. Përlotem kur e mendoj këtë. Ti shpëtosh një ferri, për të përfunduar te një tjetër. Si është e mundur që bota të jetë në këtë mënyrë? Si mundet që njerëzit të bëjnë gjëra të tilla te një tjetër qënie njerëzore? Ndihem e pafuqishme, e mërzitur dhe e inatosur dhe thjesht doja ta ndaja. Më vjen keq edhe për njerëzit në Rusi. Nuk mund ta imagjinoj se ata duan të përshihen në këtë , ‘’ ka shkruar aktorja teksa e ka shoqëruar postimin me disa foto nga bombardimet ruse në Ukrainë.
Kujtojmë këtu se shumë personazhe të huaj kanë reaguar për pushtimin rus në Ukrainë duke dhënë edhe mbështetje financiare. Mund të përmednim këtu Mila Kunis, Cardi B, Lady Gaga, Andrew Garfield, Mark Ruffalo dhe Ryan Reynolds.

