2 Dhjetor, 2017

Urimi i ndjerë i Rudina Hajdarit për Azemin: Një lumturi që i dha kuptim çdo dhimbjeje


Djali i heroit të demokracisë Azem Hajdari feston sot 19 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale një urim ka ardhur edhe nga Rudina, e motra, e cila aktualisht është edhe deputete në radhët e Partisë Demokratike.

Me fjalë të ndjera prej motre ajo e ka uruar nëpërmjet një statusi në Facebook ku shkruan:  “19 vjet me pare une u ktheja çdo dite nga shkolla edhe pysja mamin akoma ske lindur. Azemi kishte për te lindur me 28 nentor ‘98 por ai lindi nje jave me vone ne njejten date me datelindjen e Ibrahim Rugoves. Nje lumturi qe i dha kuptim cdo dhimbje. Gezuar Azem”, shkruan ajo.

 

© Panoramaplus.al