Nuk mund të mungonte urimi i aktorit Bes Kallaku për motrën e tij Ana Kallaku, e cila sot feston 25-vjetorin e lindjes.

Së bashku me një foto në rrjetet sociale nga festa e saj e ditëlindjes ai i ka shkruar urimin e zemrës.

“Urime ditlendjen e vogla e vllait, dashuria e gjakut. Zoti te bekoftë,”- shkruan Besi në një fotografi të postuar në Instagram.

Mesa kemi parë nga fotot që Besi ka postuar në vazhdimësi ata janë duke zhvilluar një festë familjare për ditëlindjen e Anës, ku nuk mungon as gjyshja Ija, por as ‘skifterja e zemrës’ tanimë prej javësh bashkëshortja e tij Xhensila.
© Panoramaplus.al

