Konkurentët e “Big Brother Vip Kosova” mbrëmjen e djeshme u sfiduan me një lojë, atë të puthjeve.

Mirëpo mes sfidës së puthjeve të gjithë banorëve, ajo çfarë ra në sytë e publikut ishte ato që Santiana i dhuroi Bucit, rreth 107 në pjesë të ndryshme të trupit.
Disa ditë më parë në rrjet qarkulloi një video, ku dukej qartë Buci i cili po i prekte të pasmet Santianës në “BBVK”, gjë që tensionoi partnerin e kësaj të fundit jashta shtëpisë.
![]()
Prezantuesit i treguan konkurentes që i dashuri i saj, i cili fillimisht kishte shprehur vendosmërinë për të komunikuar ndjenjat e tij përmes një letre drejtuar asaj, ndërsa mbrëmjen e djeshme ndryshoi mendje në momentin e fundit.

Vendimi për të mos e dërguar letrën e tij erdhi pas publikimit të pamjeve, ndërsa Santiana shpërtheu në lot nga vendimi i partnerit të saj.
“Nuk mundem, ku ta di unë sa veta e kanë shikuar videon, e kanë parë familja e tij, është shumë e rëndë për mua, nuk mundem ta përballoj”, tha Santiana.

Megjithatë gjatë primet të kaluar, banorja u surprizua me një letër nga i dashuri i saj, i cili i tha se konkurenti po e shfrytëzonte për lojë Santianën, duke i thënë se vetë ajo është shumë më e forte, ndërsa përsa i përket veprimeve të saj, i dashuri i kërkoi që të sqarohen kur të dalë jashtë dhe se tani të vazhdojë lojën dhe të shfaqë veten siç di ajo.
“Santi nuk do të kërkoj sonte sqarime për situartat dhe vep;rimet të cilat të je mi sinqertë nuk i kiosha pritur nga ti pavarësisht lojës, sepse edhe loja ka një limit. Sqarimet do ti bësh kur të dalësh, megjithatë ti e din se si fundksionoj unë që nuk mund të rri pa u përfshi dhe të nxjerr anën tënde më të mirë Sant, atë që deri më tani e ke treguar pak. Të prisja në ‘Big Brother fërtunë, një uragan siç je jashtë që merr çdo gjë përpara dhe që nuk ndalesh asnjëherë kundrejt çdo sfide. Por larg nga pritrshmëritë ndoqe një rrugë që të shfrytëzoheshe për lojë e dikujt tjetër pa menduar fare nga pasojat. Në këtë rrugëtim nuk të duhet shfrytëzuesi që të përdor për intrigat dhe lojën e tij, vazhdoje lojën për mua, mamin dhe Santianën që njohin të gjithë jashtë.”– ka shkruar partneri i Santianës.
© Panoramaplus.al
