Konkurentja e “Big Brother Vip Kosova” Sentiana Maloku së fundmi ka shokuar banorët me historitë e saj të mëparshme.
Teksa po bisedonte me konkurentët në dhomën e gjumit ajo tregoi se një rast kur e takoi një shoqe të saj pas shumë kohësh, e cila i prezantoi bashkëshortin e saj.
Ky i fundit ishte një nga djemtë që Santiana kishte rrahur vite më parë, ndërsa këtë gjë ia ka treguar edhe shoqes së saj në atë kohë.
“Me këtë je martuar a, po ta kam rrahur një herë”, tha Santiana, duke zbuluar anën tjetër të karakterit të saj agresiv përveç bukurisë.
Gjatë qëndrimit në “BBV”, bukuroshja shpesh herë është përfshirë në debate me konkurentët, ndërsa në primen e fundit ajo mori vërejtje nga produksioni pasi kishte përdorur fjalë banale live.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al