27 Nëntor, 2020

“Unë, torta dhe një palë pantallona me të cilat nuk mund të merrja dot frymë”- Rita Ora publikon pamjet nga festa e 30-vjetorit të lindjes


Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, festoi dje ditëlindjen dhe mori shumë urime nga miqtë, familjarët dhe miliona fansa të saj.

rita ora

Ky 30-vjetor u festua ndryshe nga çdo herë tjetër për shkak të pandemisë. Megjithatë, festa nuk mungoi në shtëpinë e këngëtares.

rita ora (12)

Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram foto e video të realizuara gjatë ditës së djeshme krah të afërmve, me të cilët festoi.

rita ora (8)

Ambienti ishte zbukuruar me lule shumëngjyrëshe si dhe me shumë tullumbacë, ku mbizotëronin ato ngjyrë gold.

rita ora (9)

Ëmbëlsirat ishin nga më të ndryshmet, mes të cilave nuk mungonte as torta e madhe, mbi të cilën shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen Rita”.

rita ora (10)

Unë dhe torta dhe një palë pantallona me të cilat nuk mund të merrja dot frymë. Faleminderit për të gjithë dashurinë.

Dukej e çuditshme të mos bësh asgjë për ditëlindjen tënde, prandaj duke qenë vetvetja, u vesha dhe hëngra tortë.

rita ora (11)

Gjithashtu, llaku i flokëve është në tavolinë.

Megjithatë, faleminderit çdokujt që më tregoi dashurinë e pafundme në ditën time të lindjes. Ju jam përgjithmonë mirënjohëse dhe ju të gjithë e dini se kush jeni.

Sot do të përfundoj pjesën e mbetur të tortës për mëngjes, drekë dhe darkë. Mirupafshim!”- shkruante Rita krahas fotove të ditëlindjes.

rita ora (2)

Këngëtarja kishte veshur një palë pantallona të zeza me shkëlqim dhe një bluzë të hapur në pjesën e gjoksit, e cila ishte në ngjyrë metali.

rita ora (6)

Si, edhe kishte përdorur një ton sysh ngjyrë blu, ndërsa për buzët kishte përdorur një nuancë të ngjyrës rozë. Flokët biondë i kishte lënë të lëshuar dhe të drejtë.

rita ora (3)

Pamjen e kishte kompletuar me shumë bizhuteri që e bënin të dukej shumë stil.

rita ora (1)

Në fund, ajo ndau edhe një video ku shfaqet duke folur para kamerës së telefonit, por zgjodhi të mos e publikojë me zë.

Dua ta postoj këtë. Nuk mund t’ju tregoj se çfarë po them, por dukem lezetshëm,”- shkroi ajo.

© Panoramaplus.al