26 Janar, 2020

“Unë thash po” – pa u ndjerë fare, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzojnë dashurinë në martesë


Klea Huta dhe Elgit Doda kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare.

Nga fotot e publikuara nga çifti në profilet e tyre në instagram vendndodhja e tyre është në Agafay Désert Marrakech.

 

Nuk e dimë nëse ky është thjeshtë një set fotografish që çiftet çdo herë e më shumë zgjedhin që të memorizojnë martesën e tyre apo aty është bërë ceremonia martesore.

E konfirmuar nga vetë Elgiti është se ai tha PO.

Me frazën: “Unë thash po”, Elgiti ka zgjedhur të shoqërojë të vetmen foto që ka publikuar.

 

 

 

© Panoramaplus.al