Kim Kardashian është shumë e zënë duke rritur katër fëmijët e saj, duke studiuar për drejtësi dhe duke drejtuar disa biznese të suksesshme.

Por make up artisti i saj, Chris Appleton, nuk mund të mos i postonte disa imazhe të 40-vjeçares, e cila flinte gjumë gjatë kohës që stafi kujdesej për look-un e saj, shkruan “Daily Mail”.

“Të dua Kim”, shkroi grimieri krahas fotos, ku Ylli i “Keeping Up With the Kardashians, flinte në karrigen e sallonit.
Ndërkohë, Kim e cila duket se nuk i ka pëlqyer kjo foto, i komentoi Appleton: “Unë të urrej! Ti më rraskapit!”.

Së fundmi Kim dhe Kanye West kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të divorcit të tyre, që erdhi pas 6 vitesh martesë.
Kardashian e cili ka katër fëmijë: North, shtatë vjeçe, Saint, pesë vjeç, Chicago, tre vjeçe dhe Psalm, 21 muajsh me reperin, bëri një udhëtim në Palm Springs menjëherë pas raportimeve të ndarjes.

Çifti po kërkon kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve dhe burimet thonë se asnjëri nuk po e konteston ndarjen.
Kim ka pasuri në vlerë pothuajse një miliard dollarë falë produkteve të grimit, aromës dhe linjës së të brendshmëve, ndërsa reperi ka pasuri në vlerë 1.3 miliard dollarë falë muzikës, koncerteve dhe firmës së këpucëve.

Një burim ka pohuar se ata kanë në plan që fëmijët të qëndrojnë në Kaliforni, pavarësisht se Kanye West ndan jetën e tij mes Los Angeles dhe Wyoming.
© Panoramaplus.al
