16 Dhjetor, 2024

Udhëtuan për 10 ditë me anije, Ed Sheeren kujton historinë humoristike me Benny Blancon: Kishte frike nga fluturimi dhe…


Ed Sheeran ka kujtuar kohën kur udhëtoi nga SHBA në Britani të Madhe për 10 ditë, sepse Benny Blanco kishte frikë nga fluturimi .

Historinë humoristike këngëtari e ka treguar në një video që ka postuar në TikTok.

Artisti 33-vjeçar la të kuptohej se nuk ishte i emocionuar që po udhëtonte me producentin 36-vjeçar, teksa theksoi se i është dashur të udhëtojë me një anije për “ 10 ditë të tëra ”.

Megjithatë, Sheeran tha se udhëtimi shkoi mirë në pjesën më të madhe të kohës pasi ai dhe Blanco punuan në albumin e tyre jashtëzakonisht të suksesshëm të vitit 2017, “Divide”.

© Panoramaplus.al