18 Dhjetor, 2020

‘Ua rekomandoj të gjithëve’- Aktori i famshëm ‘me fat’ që bëri vaksinën anti-COVID: Mendoni për veten dhe të tjerët


Sir Ian McKellen është mes personazheve të famshëm që ka bërë vaksinën anti-Covid.

Ylli 81-vjeçar i filmave ‘X-Men’ dhe ‘Lord of the Rings’ tha e ndihej ‘euforik’ pasi bëri vaksinën në Spitalin Universitar Queen Mary’s në Londër.

‘Kushdo që ka jetuar kaq gjatë sa edhe unë, është sepse ka bërë vaksinat,’- u shpreh aktori veteran.

Prue Leith, Marty Wilde dhe Lionel Blair janë ndër yjet e tjerë që kanë bërë vaksinën Pfizer.

Sir Ian tha se ishte “një ditë shumë e veçantë” bërja e vaksinës, teksa shtoi: ‘Nuk do hezitoja t’ia rekomandoja të gjithëve.’

Aktori u shpreh se ndihet shumë me fat, që tashmë ka bërë vaksinën anti-COVID.

‘Unë do t’i inkurajoja të gjithë që të bëjnë gjënë e arsyeshme, jo vetëm për veten e tyre, por për të gjithë të tjerët,’- u shpreh 81-vjeçari.

© Panoramaplus.al