7 Prill, 2020

U zhduk së bashku me djalin, gjendet e mbytur në ujë mbesa e kandidatit të vrarë për president. Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 8 vjeçarit


Trupi i Maeve Kennedy McKean, mbesës së kandidatit të vrarë për president Robert F Kennedy, është gjetur në Maryland.

40-vjeçarja dhe djali i saj 8 vjeçar u panë për herë të fundit mbrëmjen e së enjtes duke hipur në një kanoe larg Gjirit Chesapeake.

Pas një kërkim masiv, policia njoftoi se trupi i saj është gjetur në ujë rreth 4 km në jug të vendit ku ishin nisur.

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e djalit të saj të humbur.

McKean është vajza e Kathleen Kennedy Townsend, ish guvernatorit të Maryland. Ajo ishte një avokate e të drejtave të njeriut dhe drejtoreshë e Global Health Initiative në Georgetown University.

Ajo po qëndronte së bashku me familjen në shtëpinë e nënës së saj në Shady Side kur u zhduk.

Bashkëshorti i saj David tha se ishin karantinuar atje për të qëndruar larg vendbanimit të tyre në Washington në mënyrë që fëmijët të kishin më shumë hapësirë.

Ai shtoi se bashkëshortja dhe djali u zhdukën pasiu përpoqën të kapni një top që i ra në ujë.

“Ata u futën në kanoe për të tërhequr topin por u shtynë nga era ose batica,”– shtoi David.

Një varkë e përmbysur u gjet mbrëmjen e së enjtes pas lajmërimit për humbjen e tyre.

© Panoramaplus.al