Chrissy Teigen theu heshtjen në rrjetet sociale pak kohë pasi abortoi foshnjen e saj muajin e kaluar.
Në një postim në Instagam, modelja qetësoi ndjekësit duke zbuluar se janë mirë.
“Kemi qëndruar të heshtur por jem mirë,”- shkroi Chrissy, pas tragjedisë familjarë që kaloi së bashku me bashkëshortin e saj, këngëtarin John Legend.
Modelja ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë, por pasi pësoi gjakderdhje humbi foshnjen.
Teigen njoftoi më 30 shtator se humbi bebin pasi iu nënshtrua transfuzioneve të gjakur në një spital dhe që nga ajo kohë qëndroi larg mediave sociale.
34 vjeçarja publikoi disa foto në rrjetet sociale duke mbajtur foshnjën e vdekur në krahë, si edhe momente të gjendjes së saj emocionale pas abortit.
Disa prej njerëzve e kryqëzuan duke e akuzuar se po përdorte ngjarjen për tërheqje vëmendje, ndërsa të tjerë e përgëzuan për guximin e saj.






