Trupi i një blogerje 26-vjeçare, e cila u zhduk javën e kaluar, u gjet anash një rruge në Huston.
Alexis Robinault, e njohur edhe si Alexis Sharkey, raportohet se nuk kishte plagë në trup, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende.
Në një postim në Facebook të shtunën, nëna e saj, Stacy Clark Robinault, tha se blogerja, e cila jetonte në Huston që nga janari, ishte zhdukur prej 24 orësh.
Pas gjetjes së trupit të së bijës anash rrugës, ajo shkroi: “Do na mungosh.”
Sharkey postoi qindra foto në Instagram ku ndiqej nga më shumë se 20.000 persona.
Nga imazhet e publikuara shihet që ajo pëlqente të udhëtonte në vende si Marfa, Texas dhe Tulum, Meksikë.
Ndërkohë postimi i fundit që ka bërë në rrjetin social ishte në 22 nëntor.








