Muajin e kaluar Turjan Hyska njoftoi mbylljen e emisionit të tij “Oktapod”, për t’ia lënë vendin spektaklit që do të transmetohej në orarin e tij.

Menjëherë pas këtij njoftimi, u shtua kurioziteti se ku do ta shihnim moderatorin në vazhdim.

Ishin lajmet nëpër portale që e bënë fakt të kryer largimin e tij nga televizioni ku punonte, për t’u zhvendosur në një tjetër televizion ku do të startonte një emision të ri.
Por ja që kanë rezultuar të jenë “Fake News” dhe këtë e tregon vetë Turi me një postim këtë mëngjes në një “Instastorie”. Madje ka edhe një mesazh për Ermalin që përhapi lajmin.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
