Lajmi që Eurovisioni ka fshirë nga faqja zyrtare foton e këngëtares Ronela Hajati gjatë performancës duke i konsideruar shumë “provokative”, ka qenë kryefjala e mediave rozë dy ditët e fundit.

Ardit Çuni, i cili është pjesë e ekipit shqiptar në Eurovision, ka dalë me një deklaratë publike duke sqaruar të vërtetën e fshirjes së fotos dhe performancës së Ronela Hajatit.
Ai konfirmoi se fotoja kryesore e këngëtares shqiptare është fshirë nga faqja zyrtare e Eurovision për shkak se mund të keqinterpretohej nga publiku si një performancë +18.
Megjithatë, ai konfirmoi se sa i përket koreografisë dhe performancës së Ronela Hajatit në Eurovision, nuk do të ketë asnjë censurim dhe asnjë ndryshim.
“Detyra ime ishte të jap një njoftim zyrtar rrëth thashethemeve që janë këto ditë nëpër portale, për pjesën nëse jemi censuruar apo jo.
Janë fshirë fotot e Ronelës në Instagrami zyrtar për shak se fotoja kryesore mund të keqinterpretohej si një performancë +18, por në fakt ishte thjesht një frame(pjesë) nga e gjithë videoja që pasi të gjithë e panë, stafi, vendosën që nuk ka asgjë që nuk shkon.
Janë ri-uploaduar fotot, duke hequr foton që kishin si foto të parë.
Nuk do të ketë asnjë censurim, do vazhdojë të bëjë po të njejtën performanëc që ka patur që nga fillimi dhe për të cilën punuar prej muajsh. Jemi shumë të lumtur që mund të bëjmë diçka ndryshe, jemi shumë të lumtur që Shqipëria po përmirësohet në performancat e Eurovisionit. Kështu që mezi presim t’ju tregojmë nesër se çafrë kemi përgatitur, kemi përgatitur një klip 30-45 sekonda.”– tha Ardit Çuni në një video-live në Instagram.


