7 Qershor, 2018

U tha se nuk e meritonte të fitonte missin, reagon për herë të parë Trejsi Sejdini (Foto)


Kur ka kaluar vetëm një ditë pasi u shpall “Miss Universe Albania”, Trejsi Sejdini u përfol për fitoren e saj, madje ishte një nga konkurrentet e saj që u shpreh se ishte e padrejtë shpallja e bukuroshes nga Elbasani fituese të kompeticionit.

Trejsi nuk është absolutisht një figurë e panjohur për syrin e publikut, të gjithë e kujtoni videon ku ajo u shfaq duke bërë sherr apo keni parë fotot e saj super provokuese në rrjetin e saj “Instagram”.

Pas zërave kritik dhe reagimeve të vajzës nga Lezha, e cila me lot në sy pohoj se fitorja e Trejsit ishte i padrejtë, ka ardhur edhe reagimi i parë i “Miss Universe Albania”.

Trejsi u është përgjigjur të gjithëve me një postim në “Instagram” ku shkruan se rezultatet janë të qarta dhe premton se do e të bëj një përfaqësim dinjitoz në Amerikë.

“Faleminderit stafit Miss Universe Albania qe na drejtuan ne rrugen e duhur, na mesuan dhe u perkushtuan duke dhene maksimumim . Rezultatet jane te qarta , sepse per mendimin tim mbremja e djeshme ishte si oazi ne shkretetire .Kjo kurore qe mu besua , ju premtoj se do ta mbaj me dinjitet dhe premtoj se do perfaqesoj vendin tim denjesisht ne Amerike. Ju faleminderit”, ka shkruar Missi.

Panorama Plus

 

© Panoramaplus.al