5 Janar, 2021

U tha se ndërroi jetë, por Tanya Roberts është ende gjallë dhe e shtruar në spital!


Ditën e djeshme, mediat e huaja raportuan se aktorja e njohur, Tanya Roberts, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

tanya roberts

Ato shkruanin se Roberts nuk ka qenë e infektuar me koronavirus dhe se nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Mirëpo, ditën e sotme, “TMZ” raporton se aktorja nuk ka ndërruar jetë dhe ndodhet në spital në Los Angeles, shkruan “The Sun”.

tanya roberts (11)

Tanya Roberts nuk është ndier mirë ditën e Krishtlindjeve, por nuk ka ndërruar jetë dhe ndodhet në spital ka thënë një burim për TMZ.

tanya roberts (9)

Gjatë fundjavës, përfaqësuesi i Tanya-s, Mike Pingel, konfirmoi për mediat se ajo kishte ndërruar jetë, pasi “ishte rrëzuar” në prag të Krishtlindjes.

tanya roberts (2)

Për ta përhapur edhe më shumë lajmin e vdekjes, Mike dërgoi gjithashtu një njoftim zyrtar për shtyp që zbuloi se ylli kishte vdekur në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, në Los Angeles.

tanya roberts (5)

Sidoqoftë, “TMZ” raporton se Mike tani ka konfirmuar që Tanya nuk ka vdekur.

tanya roberts (1)

Sipas medias, bashkëshorti i Tanya-s, Lance O’Brien, thirri përfaqësuesin të hënën në mëngjes nga spitali për ta informuar se gruaja e tij ishte akoma gjallë.

tanya roberts (10)

© Panoramaplus.al