28 Dhjetor, 2017

U tha se Fifi dhe Ermal Mamaqi nuk flisnin, kjo foto sqaron të vërtetën


Sapo ‘Xing me Ermalin’ nisi transmetimin në Tv Klan, një nga risitë që u mirëprit menjëherë nga publiku ishte edhe banda muzikore live, ku këngëtarja Filloreta Raçi u kthye menjëherë në personazh.

Me natyrën e saj sportive, Fifi bëri për vete të gjithë publikun, aq sa kur u largua, edhe Ermali u përball me një lum akuzash për “përjashtimin” e saj. Megjithëse vetë këngëtarja e ka thënë se nga Xing-u u largua për shkak të angazhimeve të saj artistike, skeptikët nuk kanë arritur ta besojnë plotësisht dhe në media u aludua se raportet mes saj dhe Ermal Mamaqit ishin ftohur. Por në një fotografi të postuar së fundmi ku shfaqet së bashku me Ermalin të qeshur së bashku dhe plot humor i përjashton të gjithë zërat se ata nuk shkojnë mirë bashkë. Fifi dhe Ermali sapo na dëshmuan se janë miq të mirë.

 

 

© Panoramaplus.al