Modelja e njohur, Arbenita Ismaili, ka qenë një ndër emrat më të komentuar së fundmi nga mediat rozë.

Pasi u zbulua se bashkë me partnerin e saj, Feron, i kishin dhënë fund beqarisë, duke i thënë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit në një ceremoni private, bukuroshja u përfol për një shtatzëni.

Megjithatë, ajo i hodhi poshtë këto zëra, duke iu përgjigjur pyetjes së një ndjekëseje me “Jo”.

Mbrëmjen e djeshme, modelja e ka theksuar edhe më shumë faktin që nuk është në pritje të ëmbël, me fotot seksi që publikoi në llogarinë e saj në Instagram.

Duke pozuar para pasqyrës, e veshur me kostum sportiv, si dhe me flokë të kapura bisht, AJO nxori në pah edhe një herë linjat e mrekullueshme dhe tregoi barkun e sheshtë e trupin e tonifikuar.


