Vesa Luma dhe Big Basta vetëm para pak ditësh u bashkuan pas 8 muajsh në distancë. Tani çifti i këngëtarëve kanë nisur një jetë të re në Zelandën e re, ku duken mjaft të lumtur së bashku me vogëlushin e tyre Lian.

Këngëtarët janë prezentë edhe në rrjetet sociale me anë të postimeve . Në videon e fundit që ka postuar Vesa na ka treguar një moment nga dita e saj ku shihet duke gatuar byrek.
Vesa na ka treguar se ka gatuar për herë të parë vetëm byrek, pa ndihmën e nënës dhe rezultati ka qenë i përkryer, aq sa e kanë mbaruar të gjithë tepsinë.





