Aktori i njohur i Hollywood-it, Saif Ali Khan, i është nënshtruar një operacioni dhe është jashtë rrezikut, pasi u godit me thikë nga një ndërhyrës person i paidetifikuar në shtëpinë e tij gjatë natës.

Sulmi ndodhi herët në mëngjesin e së enjtes (16 janar) në një lagje të pasur në qytetin indian të Mumbait, ku Khan jeton me familjen e tij.

Policia e qytetit i tha BBC Marathi se aktori u plagos pasi shpërtheu një përleshje mes tij dhe burrit të paidentifikuar që hyri në shtëpinë e tij diku pas mesnate.Policia ka ngritur grupe për të hetuar rastin.
“Khan ka dalë nga operacioni dhe është jashtë rrezikut. Ai aktualisht është në rikuperim dhe mjekët po monitorojnë përparimin e tij,” tha ekipi i Khan në një deklaratë.

Duke folur me gazetarët pas operacionit, Dr Nitin Dange nga Spitali Lilavati, ku është shtruar Khan, tha se aktori “pati një dëmtim të madh në palcën kurrizore të kraharorit për shkak të një thike të futur në shtyllën kurrizore”.
“U krye një operacion për heqjen e thikës dhe riparimin e lëngut kurrizor që rrjedh. Dy plagë të tjera të thella në dorën e majtë dhe një tjetër në qafë u riparuan nga ekipi i kirurgjisë plastike,” tha ai.

Khan është i martuar me yllin e Hollywood-it, Kareena Kapoor Khan dhe çifti kanë dy fëmijë. Familja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike, por ekipi i Khan tha se ata ishin të sigurt.

Detajet e sakta të sulmit nuk janë ende të qarta. Policia ka thënë se “një person i panjohur” kishte hyrë në shtëpinë e aktorit.
“Pas kësaj, shpërtheu një debat midis Khan dhe ndërhyrës”, tha zëvendëskomisioneri i policisë së Mumbait, Dixit Gedam për BBC Marathi.

Ekipi i Khan tha se ishte një rast “vjedhjeje në tentativë”, por nuk dha më shumë detaje. “Kërkojmë nga mediat dhe fansat të kenë durim. Është çështje e policisë”, thanë ata.


