24 Prill, 2018

U shpreh se nuk donte të bënte dasmë, por sot moderatorja shfaqet me fustanin e bardhë (FOTO)


Teksa ishte e ftuar në emisionin “Thumb”, moderatorja e njohur Roza Lati tha se në të ardhmen kur të gjejë burrin e ëndrrave, nuk mendon të bëjë dasmë. Madje ajo shtoi se me ato para mund të shkojnë të dy me pushime.

E nëse menduat se Rozën nuk do e shihnit asnjëherë të veshur me fustanin e bardhë si nuse, e kishit gabim. Moderatorja i ka surprizuar të gjithë ditën e sotme.

Roza Lati ka postuar në “Instastorie” një video ku shihet e veshur me një fustan të bardhë nusërie teksa bëhet gati për një set fotografik.

“Më shihni mirë kështu se nuk keni për të më parë më, apo më shkon? Thua ta provoj, por herën tjetër prej vërteti”, dëgjohet të thotë Roza në video.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al