Eva Mendes mund të rikthehet në ekran së shpejti. Aktorja e famshme u shkëput nga puna për tu kujdesur për dy fëmijët e saj, por tani mendon se është koha për tu rikthyer.
46-vjeçarja nuk është shfaqur në ekran që nga viti 2014 në “Lost River”.
Në një intervistë për “The Sunday Morning Herald”, ajo u shpreh se pas dy vitesh qëndrim në shtëpi me fëmijët e saj, dëshiron të rikthehet në punë.
Aktorja është nënë e dy vajzave, Esmereldës, 6 vjeç dhe Amandas, 4 vjeç, me bashkëshortin Ryan Gosling.
“I duartrokas dhe i përgëzoj gratë që mund të bëjnë gjithçka. Por unë nuk jam një prej tyre dhe fatmirësisht unë kisha zgjedhjen për të mos punuar dhe e kuptoj se sa me fat kam që është një zgjedhje,”– tha Eva Mendes.
Më pas ajo shtoi: “Jam e lumtur që munda të qëndroja me fëmijët e mi, por tani janë 4 dhe 6 vjeç ndaj kam filluar të ndjej se ambicia po më rikthehet.”






