7 Prill, 2025

U shfaq prapritur në ekran gjatë transmetimit të djalit të saj, Mariah Carey befason fansat: Të duam


Fansat e Mariah Carey shpërthyen nga emocionet kur ajo bëri një shfaqje të papritur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të djalit të saj 13-vjeçar Moroccan, në ekranin e Twitch.

Këngëtarja legjendare, u shfaq e veshur me të zeza dhe me një grim të plotë, duke mbajtur një qen të bardhë në duar, shkruan DailyMail.

Momenti shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga fansat, duke përmendur një koment që thoshte: “Përshëndetje, zonja Carey!”

Kjo bëri që Moroccan të ndihej disi i turpëruar dhe të kërkonte që anëtarët e familjes të dilnin nga dhoma e tij.

Në një moment të veçantë, ai i shpjegoi nënës së tij se fansat po thoshin: “Përshëndetje, Mariah, të dua”, dhe ajo iu përgjigj me një buzëqeshje: “Edhe unë ju dua.”

Shkëmbimi mes Mariah dhe djalit të saj u bë viral në Reddit, ku fansat e komentuan me humor, duke theksuar se, pavarësisht se ajo është një super yll, për djalin e saj, ajo është “nënë e vështirë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mariah Carey (@mariqhcareyguatemalaa)

 

© Panoramaplus.al