Me anë të një postimi në Twitter, reperi Kanye West pretendon se nuk e ka parë fare djalin e tij, Sade, megjithëse ata u panë së bashku në janar të këtij viti.

Disa muaj më parë u publikuan foto që tregojnë të kundërtën, në janar, kamera fotografoi reperin 47-vjeçar dhe tre fëmijët e tij më të vegjël duke bërë blerje në një dyqan 7-Eleven në zonën Ginza të Tokios.
Postimi erdhi mes një breshëri postimesh të ngjashme, në të cilat Kanye West pretendonte se po kërkonte avokatin “e duhur” për të kërkuar kujdestarinë e fëmijëve të tij nga ish-gruaja e tij, Kim Kardashian.
Në një nga postimet e tij më të ngarkuara emocionalisht, Ye, siç njihet tani, pyeti veten pse personazhe publike si Beyonce, Jay Z, Rihanna, Elon Musk dhe Donald Trump nuk po e mbështesin dhe po lejojnë Kim të marrë kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
“Ju thoni se unë reagoj në këtë mënyrë për shkak të fëmijërisë sime, por a nuk më lejohet të jem baba? Po dridhem ndërsa e shkruaj këtë. Më hoqën të drejtat sepse mbaja një kapele të kuqe”, shkruan ai duke iu referuar kapelës “Make America Great Again” që mbante më parë ndërsa mbështeste Donald Trump.
Ai theksoi gjithashtu se nuk i mjafton thjesht të shohë fëmijët e tij, por kërkon të drejtën për t’i rritur ata, duke e cilësuar veten si një model të mirë dhe një baba të mrekullueshëm që ta kenë.
Në një postim tjetër, ai shkroi: “Më duhet të fshij faktin që fëmijët e mi janë marrë nga unë dhe të gjithë po shikojnë. Më duhet një plan për të ushtruar të drejtat e mia si baba”.
Grindja mes ish-çiftit, të cilët u martuan në vitin 2014 dhe u divorcuan në vitin 2021, u rindez kohët e fundit kur Kanye West përfshiu vajzën e tyre, North, në një këngë me Diddy, pavarësisht kundërshtimeve të Kim Kardashian.
Sipas informacioneve, personazhi televiziv iu drejtua një ndërmjetësi gjyqësor për të ndaluar publikimin e këngës, gjë që në fund nuk ia doli.
Që atëherë, sipas TMZ, Kim Kardashian dëshiron të rishikojë marrëveshjen e saj me ish-bashkëshortin e saj, e cila deri më sot parashikon kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve. Kanye Ëest ka thënë më parë për nënën e fëmijëve të tij: “Nuk doja të kisha fëmijë me këtë person pas dy muajve të parë të lidhjes sonë, por kjo nuk ishte në planin e Zotit”.
© Panoramaplus.al

