Disa ditë më parë influencuesja e njohur Dea Miche,l postoi në “Instagramin” e saj një video duke kërcyer me një djalë, duke ngritur aludimet se mund të ketë filluar një romancë të re dashurie.

Mirëpo e shqetësuar nga lajmet të cilat u përhapën me mediat sociale, Dea ka bërë një reagim duke hedhur poshtë çdo thashethem.
Me anë të një postimi në “InstaStory”, ajo u shpreh se djali në fjalë është thjesht një bashkëpunëtor në biznesin e saj të ri, gjithashtu dhe një mik i ngushtë për të, teksa u shpreh: “Përshëndetje portale! Mos më lidhni me çdo njeri në planet! Ai është shoku im i ngushtë dhe një nga krijuesit e kompanisë së marketingut më të mirë në Shqipërisë.”
© Panoramaplus.al

