Këngëtari i njohur Capital T, gjatë përformancës së tij në “Sunny Hill Festival” u përballë me një incident të cilin ai e kaloi me sportivitet.

E gjitha ndodhi ndërsa ai po kalonte nga njëra pjesë në disa pjesë të tjera të skenës. Këmba e tij rrëshqiti në një moment dhe ai u rrëzua, por u ngrit shpejt, i ndihmuar edhe nga stafi.

Pa u shqetësuar këngëtari e vazhdoi interpretimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
View this post on Instagram
Mirëpo pas Festivalit nuk mungoi reagimi i vetë Capitalit në rrjetet sociale rreth asaj që ndodhi.
Në forma shakaje ai ka bashkuar videon e tij më të këngëtarit njohur Burna Boy Gram i cili sikurse Capitali ka pasur një incident të tillë në skenë, dhe ka shkruar: “Kush ka rënë në fortë” dhe e ka shoqëruar me të qeshura pyetjen.

© Panoramaplus.al

