15 Janar, 2021

U rrëmbye nga disa persona të armatosur, aktorja e famshme rrëfen ekperiencën e frikshme: Na dërguan në një shtëpi dhe …


Aktorja Rebel Wilson ka rrëfyer se është rrëmbyer me armë dhe është mbajt peng përgjatë gjithë natës ndërsa qëndronte në Mozambik.

Teksa fliste për situatën më të frikshme ku ishte ndodhur ndonjëherë, ajo u përgjigj: “Ka qenë një herë në Afrikë kur unë u rrëmbeva”.

40-vjeçarja tha se ishte me një grup grash në Mozambik dhe se u urdhëruan të dilnin nga automjeti i tyre nga persona të armatosur.

“Këta burra erdhën në kamion me kishin shumë armë dhe më pas na urdhëruan të zbrisnim nga kamioni. Ata na dërguan në një shtëpi që ndodhej në mes të asgjëkundit,”- rrëfeu aktorja.

Por për fat asnjëra prej tyre nuk u dëmtua dhe u rrëmbyesit i lanë të lira të nesërmen.

“Të nesërmen na thanë se kamioni jonë ishte gati dhe mund të largoheshim. Ne thjesht nuk bëmë pyetje dhe u larguam. Mendoj se ata djem kanë kontrabanduar gjëra të paligjshme në pjesën e poshtme të kamionit,”- përfundoi Wilson.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al