6 Tetor, 2020

U rrëmbye në rrugë nga katër burra të maskuar, trupi i modeles 24-vjeçare gjendet brenda një varri masiv pas dy muajsh e zhdukur


Një modele, e zhdukur prej disa kohësh është gjetur brenda një varri masiv.

Ajo u rrëmbye në rrugë nga katër burra të armatosur e të maskuar dhe u hodh në një kamion.

Yessenia Estefania Alvarad u raportua e zhdukur nga prindërit e saj të premten e 14 gushtit.

24-vjeçarja meksikane u rrëmbye teksa bënte Pazar në qytetin e Ciudad Obregon. Ajo u gjet e vdekur brenda një varri ku ndodheshin të paktën edhe gjashtë trupa të tjerë.

Ndërkohë viktimat e tjera nuk janë identifikuar.

Yessenia, e cila është nënë e një fëmijë, u identifikua nga të afërmit që njohën veshjet e saj brenda varrit masiv. Më pas analiza e AND-së vërtetoi se ishte trupi i 24-vjeçares.

Pasi ajo u zhduk, i vëllai publikoi fotografinë e saj në internet duke kërkuar ndihmë për ta gjetur.

Pasi mori vesh lajmin e vdekjes së motrës, Carlos Alvarado Rivera shkroi: “Do më mungosh shumë motra ime. Së shpejti do jemi së bashku, mbretëresha ime.”

Policia gjeti në varrin masiv mbetjet e gjashtë personave të tjerë, përfshirë tre burrave, dy grave dhe një viktime, gjinia e të cilit nuk është identifikuar.

Deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjet.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al