Pak ditë më parë bëri bujë në media rrahja brutale e Baby G nga shoqja e saj Bleta Gashi.
Kjo ndodhi pasi këngëtarja publikoi çdo detaj se si kishte ndodhur incidenti dhe pse ka ardhur deri aty.

Ndërkohë Gashi tregoi versionin e saj duke shpjeguar se zënka nisi për shkak të këngëtares.
Kjo ngjarje nuk u ndal me kaq pasi që të dyja vazhduan me polemikat ndërmjet tyre në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Por së fundmi Baby G duket se i është rikthyer normalitetit dhe duket mjaft në formë. Ajo ka publikuar fotografi në të cilat duket shumë seksi pranë shoqeve të saj.

Ndërsa kujtojmë se kënga e fundit “Mos u nal”, ka marrë afro 7 milionë klikime ndërkaq po përflitet për një bashkëpunim të mundshëm me yllin e njohur, Chris Brown.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
