1 Qershor, 2018

U rrah keq nga shoqja e ngushtë, këngëtarja publikon videon pas sulmit


Dy ditë më parë këngëtarja Baby G u përfshi në një sherr me shoqen e saj, Bleta Gashi, ku përfundoj e gjakosur dhe me të çara në fytyrë. Këngëtarja e akuzoi shoqen e saj si dhunuesen dhe këtë denoncim e bëri edhe në rrjetin social “Instagram”, duke publikuar foto.

Por Baby G nuk e ka lënë me kaq, sot ajo ka publikuar një video, të cilën e ka filmuar direkt pas sherrit, ku dukej e gjakosur.

Baby G nuk e ka mbajtur shumë videon në “Instastory”, por kjo ka qenë prova e këngëtares për të treguar se nuk ka qenë diçka e thjeshtë për tu superuar.

Panorama Plus

 

© Panoramaplus.al