Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, zbuloi pak ditë më parë se dëshira më e madhe e saj për vitin 2020 është realizuar.

“Mua mu plotësua dëshira. Mezi pres ta ndaj me ju!”- shkruante Fjoralba në një postim në Instastory.

Duket se së shpejti të gjithë do ta mësojmë se për çfarë bëhet fjalë, sepse ditën e djeshme, moderatorja na dha një gjurmë.

Ajo publikoi në Instastory një video ku shfaqet e rrethuar nga fëmijët.

“Po ju jap një të dhënë mbi të rejat e fundit”, shkruajti ajo krahas videos.

Ndoshta kjo tregon se Fjoralba do të drejtojë ndonjë emision me fëmijë, megjithatë na mbetet të presim.


