6 Tetor, 2020

“U prekëm e gjithë familja”- Moderatorja shqiptare tregon vështirësitë që u përball pas ifektimit me COVID: Ishte rrezik real


Moderatorja Arjola Shehu është rikthyer në punë pas u shërua nga koronavirusi.

Teksa prezantonte “Ditë e Re”, ajo tregoi vështirësitë që u përball ndërsa ishte e infektuar me COVID-19.

Moderatorja tha se u infektua pjesa më e madhe e familjes, përveç babait dhe gjyshes së saj.

Arjola Shehu u shpreh se kishte siklete të mëdha, sidomos nga ana psikologjike për shkak të rrezikut të koronavirusit.

Ajo tregoi simptomat, duke thënë se kishte temperaturë dhe humbje të shqisës së nuhatjes, por e kaloi sëmundjen brenda pak ditëve me antibiotikë.

“Kishte siklete shumë të mëdha, sidomos psikologjike sepse dihet që gjithë kjo Corona, e diskutuar kaq shumë  të rëndon, mendon çfarë do të ndodhë tani. U njohëm e gjithë familja. U njohëm familjarisht, pimë kafet e vogla (qesh), por e kaluam. Mua nuk më mbajti shumë, fillova edhe antibiotikët sepse më kaloi temperatura 38 e pak.

Kjo gjë më trembi, nuk kishte ndonjë gjë sepse thjesht mund të merrje një paracetamol. Antibiotikët më mbajtën vetëm tre ditë dhe pastaj gjendja ime ishte shumë e mirë. Nuk më humbi shija, vetëm nuhatja edhe më erdhi goxha vonë”- u shpreh moderatorja.

Arjola Shehu tha se e gjithë pjesa tjetër e familjes që u infektua kaloi nëpër të njëjtat etapa si ajo, ndërsa babai i ndihmonte duke blerë ilaçet.

“Familja ka kaluar nëpër të njëjta etapat vetëm babi që është shëndoshë e mirë, nuk u infektua. Ishte ndihmë e madhe sepse kur ne të tjerët ishim me korona kush do të dilte të blente ilaçet, që ishin të domosdoshme.

Ishte pak e vështirë sepse duhet të qëndronim të izoluar. Ishte rrezik real për babin dhe gjyshen që nuk ishin të infektuar dhe që nuk u infektua. E sikletshme sesi do kordinoheshim, u nda shtëpia përgjysmë, ne do përdornim një pjesë,”– përfundoi ajo.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al