Në të gjitha mediat rozë u shkrua për një deklaratë të ish-banorit të “Big Brother 9”, Danjelit, ku tregonte se lidhja me Fotininë kishte marrë fund. E gjitha nisi nga një status në “Instastory” nga Danjeli në faqen zyrtare të çiftit.

Për këtë gjë ka folur vetë Fotini, e cila u shpreh:
“Nuk e di nga kush faqe e kanë marrë dhe sa faqe dini ju që kemi, jo nuk është. “LAFODA” është faqja jonë zyrtare.
Megjithatë pyetjes nëse janë akoma çift Fotinia e la pa koment, ndërkohë që Danjeli vijon të heshtë rreth lajmeve. Nuk dihet se çfarë po ndodh me çiftin që lidhën kurorë brenda në Big Brother dhe që pas daljes kishin planifikuar një dasmë të madhe me miq e të afërm./Gazeta Express
© Panoramaplus.al
