Arsyeja e vërtetë pas ndarjes së reperes Cardi B dhe lojtarit të NFL-së, Stefon Diggs, është bërë publike nga burime pranë ish-çiftit. Sipas raportimeve të Us Weekly, ishte vetë artistja ajo që vendosi t’i japë fund marrëdhënies pas zhgënjimeve të shumta.

Një burim i afërt me ta ka deklaruar se lidhja e tyre ka qenë gjithmonë me ulje-ngritje dhe se kjo nuk ishte hera e parë që ata ndaheshin. Sipas të njëjtit burim, Cardi dyshohet se është tradhtuar disa herë, ndërsa miqtë e saj prej kohësh e kishin paralajmëruar se Diggs nuk ishte personi i duhur për të.
“Cardi është beqare dhe ndihet e lirë. Ajo po fokusohet plotësisht te muzika dhe projektet e saj,” ka thënë burimi, duke shtuar se reperja ndodhet në një periudhë intensive turnesh dhe nuk dëshironte të përballej me drama personale në këtë fazë të karrierës.”
Cardi dhe Diggs e bënë publike lidhjen e tyre në maj të vitit 2025. Ish-çifti kanë edhe një djalë së bashku, i lindur në nëntor të po atij viti. Fituesja e çmimit Grammy është gjithashtu nënë e tre fëmijëve të tjerë, Kulture, Wave dhe Blossom , nga martesa e saj e mëparshme me reperin Offset.
Deri më tani, as Cardi B dhe as Stefon Diggs nuk kanë reaguar publikisht lidhur me lajmin e ndarjes.
© Panoramaplus.al
