Aktorja amerikane Sydney Sweeney ka hedhur poshtë thashethemet se ka bërë një operacion për zvogëlimin e gjoksit.

Në një intervistë për revistën “Us Weekly”, aktorja 28-vjeçare tregoi se gjatë adoleshencës shpesh përpiqej ta fshihte trupin e saj, pasi nuk ndihej e sigurt për shkak të gjoksit të madh.

“U rrita me gjoks të madh. Në klasën e gjashtë mbaja një masë 32DD dhe nuk ndihesha kurrë e sigurt në vetvete”, u shpreh ajo.
Sipas saj, në atë kohë kishte vështirësi të gjente rroba që i përshtateshin dhe shpesh dëshironte të kalonte pa u vënë re.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi kur ajo interpretoi personazhin Cassie në serialin e njohur. Sweeney tha se përmes këtij roli filloi ta shihte trupin e saj ndryshe dhe të kuptonte rëndësinë e vetëbesimit.

“Përmes Cassie-s fillova të kuptoj se është e fuqishme të ndihesh e sigurt. Trupat tanë janë të pabesueshëm dhe duhet t’i përqafojmë,” tha aktorja.
Sweeney ka treguar edhe më herët se në kohën e shkollës së mesme kishte menduar seriozisht të bënte një operacion për zvogëlimin e gjoksit. Në një intervistë për revistën Glamour në vitin 2023, ajo zbuloi se planifikonte ta bënte ndërhyrjen sapo të mbushte 18 vjeç, por nëna e saj e bindi të mos e bënte.
“Ajo më tha: ‘Mos e bëj, do të pendohesh në kolegj’. Dhe jam shumë e lumtur që nuk e bëra,” përfundoi aktorja.
© Panoramaplus.al
