9 Tetor, 2020

U përfol se janë ndarë, Arbenita Ismajli i jep fund dyshimeve. Publikon pamjet duke …


Arbenita Ismajli dhe Fero janë ndër çiftet më të komentuara të shoëbizz-it shqiptar.

Marrëdhënia e tyre është shoqëruar me ulje dhe ngritje, por ata e kanë gjetur gjithmonë rrugën për tek njëri-tjetrit.

Pikërisht kjo gjë ndodhi edhe këtë herë. Çifti u përfol për ndarje, por duket se modelja dhe reperi e tejkaluan problemin mes tyre dhe janë ribashkuar.

Arbenita Ismajli publikoi një video në rrjetet sociale teksa Fero qëndron i shtrirë në prehrin e saj dhe ajo i përkëdhel flokët.

Dashuria që ndjejnë për njëri-tjetrin, duket se ështëmë e fortë sesa mosmarrëveshjet mes tyre.

Dy javë më parë, modelja shkroi një postim në Instagram që mendohet se i drejtohej reperit, ku shkruhej: “Disa njerëz do të ‘duan’ aq kohë sa mund të të përdorin. Besnikëria e tyre mbaron kur përfundojnë përfitimet.”

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka bërë deklaratë publike rreth thashethemeve për ndarje.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al