Një postim në rrjetet sociale i Arbana Osmanit nxiti thashethemet se mikesha e saj, Xhemi Shehu ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së tretë.
Moderatorja publikoi një foto krah shoqes së saj të ngushtë në një lokal dhe shkroi: “Xhemi sot më dha dhuratën e Krishtlindjeve. Gjejeni cfarë?”
Dhe pjesa më e madhe e ndjekësve komentuan, duke shkruar se Xhemi Shehu ishte shtatzënë dhe dhënia e lajmit “që do bëhej teze” ishte dhurata që ajo i kishte bërë Arbana Osmanit për festa.
Xhemi Shehu reagoi për herë të parë ndaj këtyre thashethemeve teksa publikoi një foto në një restorant.
“Darka e fundit”- shkroi moderatorja krahas imazhit, duke iu referuar masave të reja për ndërmarra nga qeveria për kufizimin e orarit të lëvizjeve dhe mbylljes së bareve e restoranteve në orën 20:30, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Dhe një prej ndjekësve të saj e ka pyetur nëse ajo është shtatzënë apo jo.
“Kështu thuhet,”– i komentoi Xhemi Shehu, duke lënë të nënkuptohet se lajmet për pritjen e ëmbël janë vetëm thashetheme.







