Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ditë më parë u përfol për një shtatzëni të mundshme nga mediat rozë. Ky lajm nuk u pohua apo mohua nga vetë çifti, të dy preferuan të mos reagojnë në lidhje me fjalët e përhapura.
Pak orë më parë Ajola ka postuar një foto në rrjetin e saj social “Instagram”, ku duket mjaft elegante më një fustan jeshil dhe një gotë shampanjë në dorë.

“Gjithmonë me sy nga qelli”, shkruan Ajola në citimin e fotos, por gjithashtu pas ka shtuar dhe vitin 2017, mesa duket kjo foto i përket arkivave dhe jo e bërë këto kohët e fundit. Kjo na bën të vijojmë me hijen e dyshimit dhe të presim një konfirmim në qoftë se Ajola është apo jo në pritje të ëmbël.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
