21 Dhjetor, 2017

U përfol se ishte në një romancë me Capital T, ja si përgjigjet Jonida Vokshi për dashurinë


E ftuar në emisionin ‘’Rudina’’ Jonida Vokshi ka folur edhe për jetën e saj private . Ajo është surprizuar nga një videomesazh nga vëllai dhe nëna e saj, duke treguar se është shumë e lidhur me familjen e saj. E pyetur nga moderatorja se a është në një lidhje Jonida as nuk ka mohuar, por as konfirmuar me vendosmëri duke e lënë evazive pyetjen, ndërsa në fund ka shtuar: “Ka apo nuk ka, nuk kam ende diçka për të ndarë me publikun,”-u shpreh Vokshi .

Kujtojmë këtu se kohë më parë moderatorja u përfol se ishte në lidhje me reperin Capital T, Në fakt gjithçka nisi nga një fotografi që të dy publikuan në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë.

© Panoramaplus.al