17 Shkurt, 2024

U përfol se fitorja nuk ishte e merituar, Stresi hedh kunja krah Lumbardhit: Te gjithë e kanë fituar “Big brother” veç ne të dy jo


Dy fituesit e formatin “Big Brother Kosova” janë takuar së bashku.

Reperi i njohur Stresi, i njohur ndryshe si Arkimed Lushaj, fitues i edicionit të parë të spektaklit, është takuar me fituesin e edicionit të dytë, ish-futbollistin Lumbardh Salihu.

Stresi  ka ndarë edhe një foto në rrjetet sociale ku shkruan:

“Te gjithë e kanë fituar big brother-in veç ne te dy Jo !”

Ky mbishkrim i reperit u pa si thumbim për të gjithë ata që kanë pretenduar që fitorja e tyre nuk është e merituar.

Pasi për të dy personazhet kishte aludime të tilla.

 

© Panoramaplus.al